E lidhur me futbollist? Ja çfarë thotë Olta Sheta ish banorja e Big Brother Albania 3

Olta Sheta është një ndër konkurentet e Big Brother Albania 3 e bërë e njohur veç të tjerash dhe për përfshirjen në trekëndëshin Bertina-Erjon-Olta.

Dy të parët vazhduan lidhjen edhe për rreth 2 vite pas daljes nga shtëpia e famshme ndërsa Olta u tërhoq nga jeta publike por vetëm për pak kohë.

Por ajo u rikthye sërish ku përfol për një lidhje të mundshme me ish-futbollistin e Kombëtares, Armando Vajushin, madje u publikuan edhe foto bashkë, por Olta e mohoi këtë lidhje së fundmi në një intervistë për story.al.

Dhe në lidhje me këtë lajm ish banores së Big Brother Albania vazhdojnë pyetjet akoma.

Dhe një nga pyetjet që ju drejtua Oltës në Instagram ishte:

“Je komentuar në media për ndonjë histori me futbollistë. Të duken të përshtatshëm për tipin apo shijet e tua”.

“I bie sikur jam komentuar shumë për lidhje me futbollistë. Në fakt një koment ka qenë një herë dhe ai s’ka qenë i vërtetë, por unë jamë mësuar me thashethemet e pavërteta. Duke parë se një futbollist e kam në shtëpi, pra vëllain, nuk do preferoja një futbollist për partner, se janë më shumë larg shtëpisë sesa në shtëpi” është shprehur ish banorja e Big Brother.