Qeveria e rilindjes, ky projekt i fundosjes së Shqipërisë e shqiptarëve

Nga Dhurata Çupi

Jo vetëm që në 6 vite nuk ka shënuar hapa përpara por edhe atë që u arrit falë reformave dhe punës së qeverisë së PD në drejtim të integrimit, rilindasit po e zhbëjnë dita-ditës.

Do të ishte një fat i keq për shqiptarët, që pas 9 vitesh, tu mohohej sërish e drejta e lëvizjes së lirë në Shenghen, pas propozimit të Hollandës për rivendosjen e vizave për Shqipërinë.

Uroj që kjo mos të ndodhë, se më shumë se askush tjetër do dënoheshin shqiptarët, POR shuplaka i bie direkt fytyrës së mavijosur të rilindjes. Qeveria e PD u angazhua maksimalisht me luftë pa kompromis ndaj krimit, korrupsionit, me një punë kolosale të administratës për përmbushjen e detyrave që i ishin lënë qeverisë, dhe ia doli që në 2010 shqiptarët të hiqnin traun e të lëvizin lirshëm në BE.

Ndërsa vendimi i Hollandës për ti propozuar BE rikthimin e vizave për shqiptarët vjen si pasojë e punës “produktive” të rilindjes në drejtim të rritje së mosbesimit që shfaq Shqipëria nga vendet e BE.

Puna e kësaj qeverie reflektohet me pasigurinë në rritje në vend, rritjen e korrupsionit dhe krimit, trafikut ndërkombëtar të dorgës që e ka kthyer vendin tonë në Kolumbinë e Europës.

BE nuk do tepsi dhe përralla zoti Rama por do veprime e punë konkrete për të të besuar e për të pranuar, por kur shohin që nuk je serioz jo vetëm që nuk ta hap por ta përplas derën në fytyrë.

Ndërsa situata duhet të shihet si një problem shqetësues, ministri i “talentuar” i ngarkuar në detyrën e ministrit të jashtëm Cakaj, në vend të sigurojë shqiptarët se do të bëjë maksimumin duke u ulur në bisedime me vendet anëtare të BE për ti bindur ata se shqiptarët duhet të lëvizin lirshëm, ka mësuar që “talentin” e tij ta shfrytëzojë për sulme ndaj opozitës. 

Kjo është më shumë se sa të tallesh me popullin tënd. Turp!