Dënim i çuditshëm për Igli Taren

Igli Tare protestoi ashpër pas takimit të kampionatit, ku Lazio humbi 1-0 në “San Siro” me Milanin.

Episodet në atë takim prodhuan shumë polemika, duke nxehur gjakrat mes Tares dhe arbitrave.

Shqiptari lëshoi një lumë kritikash mbi arbitrat dhe Gjykatësi Sportiv nuk e ka falur këtë reagim të drejtorit sportiv të kryeqytetasve.

Tare do të qëndrojë larg stadiumit deri në datën 30 prill. Pra, dënimi për drejtuesin e klubit lacial është deri në fund të muajit.

Për shqiptarin kjo nuk ishte hera e parë që përfshihet në të tilla polemika, pasi Lazio në javët e fundit ka protestuar ashpër ndaj vendimeve të “xhaketave të zeza”.