Finale e parakohshme me Skënderbeun, drejtori i Kukësit komenton shortin e Kupës

U hodh në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Kukësi do të përballet me Skënderbeun, në një finale të parakohshme, ndërsa Tirana do të ketë kundërshtar Luftëtarin.

Drejtori i klubit të Kukësit, Nderim Nexhipi, e ka komentuar në këtë mënyrë shortin, ku ekipi i tij do të përballet me korçarët:  

Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim me trofe sezonin. Ndeshja e parë, me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Skënderbeu? Dihen cilësitë e tij, janë dy ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi, do të jetë betejë deri në fund”.