Dekanët e Besa Molliqit/ Lum komentesh dhe denoncimesh për Dhori Kulen

Me në krye Dhori Kulen, Dekanin e Ekonomikut që Edi Rama e përdor si zar, sa herë i nevojitet (pasi i tund tek hunda dosjet e abuzimeve dhe e kërcënon me burg) disa dekanë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës  kanë dalë në një konferencë për mediat, duke akuzuar Rektorin Mynir Koni.

Duke folur i vetëm edhe si ish-rektor, Dhori Kule deklaroi sot se nuk i firmoste vetë urdhrat, por i delegonte gjoja se ishin ‘nonsens’.

Ish-dekani i Universitetit të Tiranës që nuk mbahet mend për ndonjë arritje, Dhori Kule, sot ka vendosur që të jetë në krah të Besa Shahini-Molliqit (lexo Edi Rama) dhe të dalë kundër vetë universitetit.

Por nuk janë dashur shumë minuta, që lexues dhe ish-studentë ti kujtojnë duke denoncuar Dhori Kulen për ato që ka bërë kur ka qenë në krye të Universitetit të Tiranës dhe tani që është në krye të Fakultetit të Ekonomisë.

Lexojini vetë: