FOTO/ 'Nuk jam në një lidhje' miqtë e tij nxjerrin 'zbuluar' Ledri Vulën

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar sidomos nga gjinia fëmërore ledri Vula është shumë i komentuar dhe për jetën private të tij.

E lidhja e fundit për të cilën ai po komentohet gjatë në media dhe pse nuk e ka pranuar në publik është me bukuroshën Sara Hoxha.

Sara është një personazh i njohur për publikun dhe shpesh herë ajo dhe reperi janë parë nën shoqërinë e njeri tjetrit.

Dhe  mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e bashkëshortes së Ermal Fejzullahut, Ledri ka qenë i shoqëruar nga bukuroshja brune e cila gjithashtu është mikesh me Arjana Fejzullahun.

Në disa video dhe foto të publikuara nga ana e Arjanës dhe Ermalit, çifti shihet teksa argëtohet me pjesën tjetër të grupit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Ledri shprehu dëshirën për tu bërë baba dhe siç duket shumë shpejt ai dhe Sara mund ta bëjnë lidhjen publike.