VIDEO/ Talenti që po ‘çmend’ Europën shënon këtë gol të bukur

Joao Felix ka shënuar gol në ndeshjen që Benfica fitoi 4-2 ndaj Vitoria de Setubal.

Pas tripletës në Europa League të enjten, lojtari që po kërkohet nga City, Reali, Bayerni, Barça e shumë klube tjera, ka shënuar edhe në Primiera Liga të Portugalisë.

Ai shënoi golin e tretë për Benfican kundër Vitoria de Setubal në minutën e 56-të.

Ky ishte goli i 16-të për 19-vjeçarin në 37 ndeshje, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste.