Mema: M’u rikthyen kujtimet e mira të Tiranës

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, e sheh fitoren e sotme si shumë pozitive sidomos për faktin se ekipi i është kthyer lojës së mirë.

“Kjo më jep garanci për të ardhmen, se ekipi u shpreh mirë në shumicën e lojës. Kjo ishte arma më e mirë sot, se u kthyen lojërat e mira dhe kështu mund të fitosh. Kjo është një ndeshje e duhet marrë në konsideratë vetëm si një ndeshje. Të shohim në vazhdimësi si do të jenë këta lojtarë dhe nëse do të jenë në këtë lloj forme. Mendoj se ekipit iu kthye fizionomia për këtë ndeshje të fazës së tretë. U kthyen kujtimet e mira sa i përket lojës dhe rezultatit”, deklaroi tekniku i bardhebluve.