Dhuna policore ndaj Nikoll Lesit/ Reagon ish-kryeministri: Hakmarrje e Edi Ramës...

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dhunës policore të ushtruar ditën e djeshme ndaj botuesit të gazeta “Koha Jonë”, Nikoll Lesi.

Sipas Berishës, e gjithë kjo skenë e shëmtuar është një akt hakmarrje i kryeministrit Edi Rama, ndërsa e cilëson si një përpjekje kriminale për të shuar zërat kritikë ndaj qeverisjes së tij.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Edvin Urrejtesi, ne nje akt hakmarrje primitive ndersen dhe keqtrajton me narkopolice te droguar gazetarin dhe publicistin e njohur, drejtorin e gazetes se vetme te pavarur te Shqiperise “Koha Jone”, z Nikoll Lesi.

Keqtrajtimi i Nikoll Lesit eshte nje atentat i rrezikshem i kreut te narkoshtetit Edvin Kristaq Urrejtesit ndaj fjales se lire dhe mediave te lira. Ky akt i shemtuar eshte nje perpjekje kriminale per te shuar zerat kritik ndaj regjimit kakistokrstik te Edvinit dhe narkopushtetareve te tij qe perpeliten ne nje agoni te pashprese.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj zotit Lesi, paralajmeroj sponsoret dhe ekzekutoret e tij se do pergjigjeni personalisht per aktin tuaj banditesk, deshmi e nje fundi te shpejte dhe te tmerrshem per ju.