Pujol zgjedh mbrojtësin më të mirë në Botë

Karles Pujol ka qenë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë që ka kaluar ndonjëherë në fushat e lojës në vitet e fundit.

Spanjolli ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe ka qenë protagonist si kapiten me skuadrën historike të Barcelonës së Guardiolës.

Në një intervistë për “Marca”, ai ka dhënë verdiktin e tij për mbrojtësin më të mirë që është në qarkullim për momentin.

“Gerard Pique, pa dyshim. Ai është më lartë se Ramos. Van Dijk  ka shpërthyer dhe De Ligt ka dalë në skenë, por unë mendoj se nuk janë në nivelin e Pique, i cili ka fituar çdo gjë. Ai madje është dhe më i mirë se mua. Është më i miri në Botë. Është çelësi i Barcelonës. Është një lider i madh dhe bën një punë fenomenale”, u shpreh Pujol.