Protestuesit, ku ndenjën gjithë natën Gazi dhe Nesheti

Ervin Salianji, ish-deputeti i Kuvendit, e ka nisur ditën duke u takuar me miqtë e tij protestues, që me sa duket nuk kanë mbyllur sy natën pas protestës. Dhe Salianji tregon arsyen pse.

“Kafe me Gazin dhe Neshetin, të cilët mbrëmë kanë qëndruar gjithë natën para Drejtorisë së Policisë, duke u kujdesur për miqtë dhe të afërmit e tyre!

Sheshi para Policisë ishte plot me qytetarë që mbështesnin të shoqëruarit padrejtësisht. Gjithë kohën, ata nuk janë vetëm, protestuesit janë heronjtë e Shqipërise si gjithë Evropa.”