FOTO/ Dhuna pushton futbollin shqiptar, përleshje në ndeshjen Veleçiku-Shënkolli

Një tjetër rast dhune është regjistruar në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen mes Veleçikut dhe Shënkollit lojtarët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Gjithashtu konflikt patën edhe drejutesit e skuadrave që ishin të pranishëm në stadium. Pas takimit janë shkatërruar edhe dhomat e zhveshjes. Takimi u fitua nga Veleçiku me rezultatin 3-1. Skuadrat gjenden në fazën  “Play-Out” në Grupin B, ku Shënkolli mban vendin e fundit të renditjes.