FOTO/ Hamilton në histori, Ferrari zhgënjen në Kinë, ja podiumi

Luis Hamilton ia ka dalë të pres i pari finishin në Çmimin e Madh të Shangait në Kinë. Ferrari ka zhgënjyer edhe njëherë me dy pilotët e saj, Vetel dhe Leklerk. Gjermani e mbylli garën i treti, duke arritur një vend në podiom, ndërsa shoku i tij i skuadrës nuk arriti më shumë se vendin e 5-të në renditje.

I dyti u rendit makina tjetër Mercedens me Valteri Botas në timon. Hamilton e ka shënuar emrin e tij në histori pasi kjo ishte një garë jubilare, pasi “xhirohej” për Çmimin e Madh me numër 1 mijë.