Georgina njësoj si Ronaldo, marrëveshje me markën 'Yamamay'
Georgina Rodriguez bëhet protagoniste e një fushate reklamuese të kostumeve të brendshme të realizuara nga Yamamay. Më parë, kjo markë, kishte arritur marrëveshjen me Cristiano Ronaldon, por së fundmi i siguroi një kontratë edhe partneres së tij.
Georgina ka ndarë me fansat e saj një foto të realizuar gjatë një shëtitjeje në mbrëmje, pikërisht para posterit të saj reklamues.
“Takim me veten”, shkruan me humor bukuroshja argjentinase, e cila duket mjaft entuziaste për bashkëpunimin me Yamamay.