Ajaxi në alarm para Championsit, dëmtohet De Jong

Ajax merr lajmin e keq tre ditë para ndeshjes së kthimit kundër Juventusit në Champions League.

Frankie De Jong është lënduar në përballen mes Ajaxit dhe Excelsios të vlefshme për Eredivise.

Lojtari i ardhshëm i Barcelonës la fushën pas vetëm 28 minutave lojë për shkak të problemeve në muskuj.

Ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjes duke prekur pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Shkalla e dëmtimit ende nuk dihet, por pjesëmarrja e tij në Torino është në rrezik.