Dy penalltitë i japin fitoren Man United në përballjen ndaj West Ham-it

Skuadrën e Manchester United fitoi jo pa vështirësi përballë West Ham United.

Këtë ndeshje, ‘djajtë e kuq’ mposhtën 2-1 falë dy golave të Paul Pogba nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte fillimisht minuta e 19’ kur Paul Pogba konkretizoi në gol penalltinë e fituar nga Juan Mata.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e West Ham arriti të barazojë rezultatin me anë të Felipe Anderson.

Miqtë patën edhe një mundësi të artë me një goditje me kokë, por një pritje fenomenale e De Geas shmangi golin.

Vetëm një minutë pas neutralizimit të golit nga De Gea, Anthony Martial fitoi një penallti të cilën përsëri Pogba e ktheu në gol.

Me këtë fitore, Manchester United pozicionohet në vendin e 5-të, me 64 pikë të grumbulluara, 3 pikë më pas larg vendit të tretë.