Sulmuesi shqiptar dy gola në Gjermani, shënon në minutën e 90’ dhe 92’

Sulmuesi shqiptar, Valdrin Mustafa ka arritur të realizojë dopjetë me Hanover II në “Regionall North  Liga” gjermane.

Vetëm 2 minuta i kanë mjaftuar Mustafës për të gjetur 2 herë rrugën e rrjetës, në fitoren që Hanoveri mori 4-1 përballë Oldeburgut.

21-vjeçari aktualisht është pjesë e Shpresave të Alban Bushit por konsiderohet si një talent që së shpejti pritet të jetë pjesë e Kombëtares A.

Mustafa shënoi në minutën e 90’ dhe 92’ të ndeshjes.