‘Enver Hoxha vdiq, Ramiz Alia merr pushtetin, Mehmet Shehu u vra. Shqipëria do të hapet’

Gazeta britanike The Guardian ka hapur arkivat e saj dhe ka sjellë të plotë artikullin origjinal të saj të publikuar në vitin 1985 në të cilën raportonte për vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

Në këtë artikull që ne e publikojmë të plotë raportohet për situatën e brendshme në Shqipëri, tentativat e Ramiz Alisë për të hapur Shqipërinë ndërsa bëhet fakt i kryer se vdekja e Mehmet Shehut ishte një vrasje.

Po çfarë shkruante The Guardian në atë kohë?

Artikulli i plotë i 11 prillit të vitit 1985:

Udhëheqësi i fundit europian i luftës, Enver Hoxha i Shqipërisë vdiq dje pas 40 vite udhëheqje të hekur mbi vendin komunist të Ballkanit, të cilin ai e shndërroi në një nga vendet më sekrete dhe të izoluara.

Zoti Hoxha në moshën 76-vjeçare ka qenë i sëmurë përgjatë vitit të fundit dhe drejtimi i punëve duket se ka kaluar në duart e pasardhësit të tij të përzgjedhur si kryetar i shtetit zotit Ramiz Alia.

Njoftimi zyrtar i bën me dije se zoti Alia është caktuar si kryesues i komiteti për organizimin e funeralit i cili është edhe funksioni i parë i liderit të ri të  vendit komunist dhe ishte ai që njoftoi se Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër që e goditi gjatë javës.

Zbulohet gjithashtu se ai ka qenë i paralizuar që pas një ishemie që e kishte goditur një vit më parë.

Zoti Alia, ka reputacionin e anëtarit më liberal të lidershipit aktual të Shqipërisë, pritet që të vazhdojë dhe ndoshta të përshpejtojë hapjen graduale të Shqipërisë me botën e cila ka nisur që dy vite më parë.

Djali i një familje të varfër myslimane, Zoti Aliaj fillimisht u bashkuar me organizatën fashiste të Shqipërisë Rinia e Liktorit, por në moshën 19 vjeçare ai u shndërruar në komunist.

Ai tashmë është 59 vjeç dhe ka qëndruar në krah të Enver Hoxhës për  më shumë se 3 dekada. Ai u emëruar ministër i arsimit dhe në moshën 30 vjeçare ai u bë anëtar i partisë së punës në pushtet  dhe pjesë e byrosë politike për çerek shekulli.

Ai u bë kryetar shteti në nëntor të vitit 1982  pas asaj që duket si vrasje e Mehmet Shehut, njeriut të mbante postin e Kryeministrit dhe ishte i dyte në drejtues në fuqi pas Enver Hoxhës. 

Mes ankesave në shtypin zyrtare për inefincencë dhe abstenizëm, Zoti Alia ka kërkuar së fundmi modernizim dhe kontakte më të mëdha me jashtë. Por pas 40 vite regjimi stalinist nga ana e Enver Hoxhës përmes kultit të individit atij do ti duhet të ecë me ngadalë me liberalizimin e vendit.

Në Shqipëri raportohet se janë me mijëra të burgosur politikë në mes të një popullsie prej 3 milionësh. Sipas përllogaritjeve të fundit besohet se janë rreth 40 mijë të burgosurit mes të cilëve priftërinj dhe të tjerë që kanë refuzuar ti përkulen versionin socialist të Enver Hoxhës.

Grupe aktive në ekzil si në SHBA dhe në Greqi por edhe vetë ish mbreti Leka, monarku 7 ‘këmbë i gjatë’ i cili u largua nga Shqipëria kur vetëm pak ditë pas lindjes kanë kërkuar rikthimin e monarkisë.

Pasuritë e mëdha në bujqësi dhe minerale që Shqipëria ka tregojnë se ekonomia e vendit nuk ka vuajtur shumë edhe pas rritjes së izolimit që pas prishjes së marrëdhënieve të Enver Hoxhës me aleatin e tij kryesor Kinën në vitin 1978

Gjithësesi, tregtia dhe marrëveshjet e kulturore të firmosura më vendet europiane përfshirë Greqinë, Italinë, Gjermaninë Perëndimore, Austrinë dhe Turqinë në muajt e fundit janë një tentativë për të lehtësuar situatën.

Shenja e parë e lehtësimit të politikës së jashtme nën drejtimin e Zotit Alia pritet të sjellë përmirësimin e raporteve me Britaninë dhe Francën.

Raportet me Londrën aktualisht janë të vdekura për shkak të refuzimit të Britanisë për të kthyer arin shqiptar që iu mor Musolinit dhe shqiptarëve pas mbytjes së dy anijeve destroier britanike në kanalin e Korfuzit në vitin 1946. Zoti Alia ka thënë se këto vështirësi mund të kalohen përmes përpjekjeve të përbashkëta.

Marrë nga The Guardian-Përgatiti: SYRI.net