FOTO/ Keisi paska dhe një motër dhe pse nuk e nxjerr në Instagram qenka arsye e fortë

Prej disa muajsh reperi Stresi po vuan dënimin në burg dhe duket se këto kohë më së shumti e ka ndjerë mungesën partnerja e tij, Keisi.

Megjithatë ata të dy janë mësuar ta përjetojnë dashurinë në distancë, duke qenë se Keisi jeton në Kanda prej vitesh.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk harron asnjë ditë ta kujtojë partnerin e saj përmes fotografive apo dedikimeve të veçanta. 

Por ditën e djeshme Keisi në rubrikën ‘Ask me’ përveç pyetjeve në lidhje me Stresin ajo u pyet dhe  për familjen e saj.

Një prej ndjekësve të saj, e pyeti: Pse nuk poston foto me motrën? 

Dhe arsyeja sipas Keisit lidhet me privatësinë.

“Nuk postoj foto me motrën apo me shumë pjesëtar të familjes, sepse nuk dua që ata të njihen, të gjykohen dhe t’i marrë njeri mësysh. Duan privatësinë dhe unë mundohem t’jua ruaj. Vetëm kur më dalin ato fotot e vëllait të vogël aq i mirë, s’rri dot”, shkroi Keisi në Insta Story.