FOTO/ Të rinjtë ftesa derë më derë për protestën para kryeministrisë, Shkodra nesër në Tiranë

Protesta e nesërme para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja e zhvilluar deri tani nga Opozita e Bashkuar.

Në të gjitha qytetet është punuar që pjesëmarrja të jetë më e madhe se protesta e 16 shkurtit dhe 16 marsit.

Vetë ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto, që tregojnë se si është punuar në qytetin e Shkodrës me ftesat derë më derë për pjesëmarrje sa më masive.

“Një album me foto që dëshmojnë punën e shkëlqyer derë më derë të veprimtarëve të PD në Shkodër për cunamin e ri popullor, nesër në ora 18 në Tiranë. Nderim dhe mirënjohje per punën vetëmohuese! Fitore!!", shkruan Berisha.