FOTO/ Barcelona lë pushim yjet për sfidën me ekipin e vendit të fundit

Barcelona do të jetë me gjashtë mungesa të mëdha të shtunën mbrëma kundër Huescas.

Gjithçka është në rregull me Lionel Messin, pas goditjes së fortë që mori nga Chris Smalling në Ligën e Kampionëve në sfidën mes Manchester United e Barcelona, të cilën e fituan këta të fundit 1-0.

Megjithatë, Ernesto Valverde ka vendosur që ta lërë pushim argjentinasin për ndeshjen e së shtunës në transfertë me Huescan, ashtu si mesfushorin Sergio Busquets.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar as Ivan Rakitic dhe Sergio Roberto.

Kroati është lënë jashtë për shkak të gripit, kurse spanjolli ka mbingarkesë.

Kundër Huescas, nuk do të jenë as Gerrard Pique e Luis Suarez, të cilët janë të pezulluar.

Më poshtë mund të shihni lojtarët që ka grumbulluar trajneri Valverde për sfidën me skuadrën e vendit të fundit të kampionatit spanjoll.