Eriksson: Serie A kampionat i mërzitshëm, por mund të rikthehem!

Trajneri i njohur suedez, Sven Goran Eriksson ka bërë “fajtor” Juventusin për dominimin në Serie A.

Sidoqoftë, në një intervistë për “Corriero dello Sport”, Eriksson e konsideron të mërzitshme Serie A, për shkakun se dihet që në fillim se kush e fiton titullin.

Nuk do të tërhiqeni?

Jo, nuk mundem, dua të vazhdoj të punoj, sepse futbolli është si një ilaç për mua. Ju as që mund ta imagjinoni këtë.

Po oferta, keni pasur?

Nuk më kanë munguar, më kanë ardhur nga Afrika dhe Azia, por tani nuk mund të largohesha. Megjithatë, e përsëris se është vetëm çështje e disa muajve.

Po sikur kjo telefonatë t’ju vinte nga Italia?

Gjithçka është e mundur, jam gati, në dispozicion. Pastaj, thellë brenda meje, e kam një pjesë të këtij vendi.

Ku mund ta shihnim Sven në Itali?

A ju mjafton, nëse e fillojmë me Fiorentina apo Sampdoria…

Si e shihni Serie A?

Mjaft të mërzitshme. Që kur fillon, ju e dini tashmë se titullin do ta fitojë Juventusi…