‘Lufta’ për një vend në Champions, Milani mungesë të rëndësishme përballë Lazios

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma pritet të mungojë në përballjen ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Gianluigi Donnarumma është kthyer stërvitjeve me Milanin, por vijon të përgatitet veçuar nga grupi.

Në mënyrë që të mos ia përkeqësojnë gjendjen portierit italian, klubi kuqezi ka vendosur që Donnarumma të kthehet dalëngadalë në skuadër.

Ndeshja mes Milanit dhe Lazios është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat në “luftën” për një vend sezonin e ardhshëm në Champions League.