Grabitja në Rinas/ 10 pyetje publike për Policinë e Shtetit

Grabjtja në Rinas ka sjellë një situatë të rëndë në vend. Edhe pse qeveria e Edi Ramës përpiqet që të heqë fajin nga vetja duke ia lënë të gjithën kompanisë kineze, siguria kombëtare është përgjegjësi e shtetit.

 SYRI.net i drejton 10 pyetje publike Policisë së Shtetit, pyetje që kërkojnë pergjigje për të sqaruar dhe hedhur dritë sa më shumë në lidhje me grabitjen dhe sigurinë në Rinas.

10 pyetje për Policinë e shtetit. 

1. A është e vertetë se që në mbrëmjen e grabitjes në Rinas shteti grek  nëpërmjet zyrtarit shqiptar të Interpolit dhe ish shef i zyrës së policisë shqiptare në Athinë A.L ka konfirmuar identitetin e shtetasit (grabitës) të vrarë?

2. Vonimi i dhënies së konfirmimit te identitetit të të vrarit a ndihmoi në kapjen e bashkëpunëtorëve të tij apo në largimin përfundimtar të tyre?

3. Rreth 2 vjet më parë një shtetas që kthehej në Rinas nga jashte sipas raportit të Policisë së Shtetit hipi në taracen e aeroportit dhe gjithnjë sipas policisë u vethodh duke vdekur. A është e vertetë që ky shtetas ishte marrë në shkallët e avionit nga policia e shtetit dhe a është e vertetë se të gjithë të kthyerit merrrën nga policia në shkallët  avionit?

4. A hetoi SHKB këtë "vetëvrasje" nëse po mund të na vini në dizpozicion përfundimin e ketij hetimi ? 

5. Shtetasi Admir Murataj alias Admir Tropojani alias Admir Patrioti në kërkim policor gjyqësor dhe ndërkombëtar prej 2013  i dënuar edhe për grabitje të mëparshme në Tiranë banonte në Kamez por edhe në Tiranë në zonën e Freskut dhe gjithashtu në Fushë-Prezë në shtëpinë e tij. Rezulton se sherbimet inteligjente të vendit kanë informuar për këtë, rezulton se edhe policia kriminale i ka patur keto informacione dhe agjenci të tjera. Vijon pyetja a nuk duhet të kishit bërë publike të shkarkonit dhe të procedonit penalisht të gjithë ata që me dashje apo nga pakujdesia kanë dështuar në arrestimin e tij dhe të bandës së tij të rrezikshme ?

6. Rezulton se është larguar para dy viteve e më shumë ish shefi i Komisariatit të Rinasit,  Ermal Milori me arsyetimin për dështimin në grabitjen e para 3 viteve pikërisht në qershor 2016 në grabitjen identike të Avionit Austrian Airlines. Po pse atëherë mendohej që faj kishte dhe policia dhe këtë rradhë që është përseritese shifrat jane më të mëdha të vjedhura ka dhe viktima , ju perjashtoni veteveten nga pergjegjësitë ???

7. Rezulton se një agjent sigurie i British Airëays ka kaluar 3 herë pa u kontrolluar në Rinas si në kontrollin fizik ashtu dhe atë policor dhe ka hipur në avion, kjo është bërë zyrtare dhe është diskutuar në komitetin e përbashket të sigurisë të udhëhequr nga Drejtori i Aviacionit Civil zoti Kerri ku ka patur përfaqësues edhe nga policia e shtetit. Perveçse është turp ajo qe ka ndodhur a mund të thoni cilat masa morët ju si polici kufitare dhe kriminale pas kesaj ngjarje e cila paralajmeronte të tjera? Sa oficerë apo agjentë u shkarkuan, pezulluan apo u ndoqën penalisht? Gjithashtu sa zyrtarë civilë shtetërorë apo private të koncesionit u hetuan apo u ndoqën penalisht për këto 3 raste?

8. Një pyetje naive por jo dhe aq! A i keni parë ndonjë herë drynin 8 mijë lekësh të vjetra me të cilin mbylleshin dyert e aeroportit? Nëse po kujt i keni raportuar dhe a keni ndryshuar të merren masa për këtë gjendje të mjerueshme?  Paçka se sipas jush siguria e brendshme ishte e aeroportit po perimetri i jashtëm a nuk ju përkiste Juve?

9. A mund të na informoni që përtej "suksesit" Tuaj në eleminimin fizik të banditit të vrarë, se ç’ bëhet me paratë e grabitura, jo vetëm këto por të gjitha paratë e tjera të grabitura janë rreth 20 milion dollare ?

10. Një pyetje e fundit ju thoni që fajin se ka policia e kanë kinezët, dakord po e marrim të mirëqenë, po a mendoni vertetë se pas kaq shumë rastesh të përsëritura dhe dështimesh skandaloze opinioni publik do të mendoje se ju jeni të pafajshëm dhe nëse po vertetë ju e ndjeni veten të pafajshëm.

Faleminderit