Reali vendos çmimin e shitjes për Balen, po mendohet edhe shkëmbimi i lojtarëve

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i vendosur që të shesë Gareth Balen.

 ‘Los Blancos’ ka vendosur çmimin për uellsianin ndërsa çdo klub që dëshiron të marrë shërbimet e tij duhet të paguajë jo më pak se 130 milionë euro.

Përpos shitjes, “galaktikat” po mendojnë ta përdorin Balen në një marrëveshje shkëmbimi me Paul Pogban ose Christian Eriksen, shkruan ‘AS’.

Zidane po shpreson të përdorë Bale si një hap të madh për të për të nënshkruar me Paul Pogba, ku përveç shkëmbimit klubi i Manchester United do të përfitojë edhe një shumë të hollash.

Nëse dështon marrëveshja me “Djajtë e Kuq” për Pogban, Real Madrid do të tentojë që të njëjtën mundësi ta provojë edhe me Tottenham Hotspur për Christian Eriksen.

Gareth Bale është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013.