Lirohet pengu, arrestohet njëri nga autorët. Emrat

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një operacion i policisë në zonën e Fushë Krujës ku është liruar një përson i marrë peng dhe është arrestuar njëri nga pengmarrësit si dhe është shpallur ne kërkim bashkepunëtori i tij.

Burime policore bëjnë të ditur se gjatë Operacionit ''Plugu'', pengmarrësi i arrestuar është Edison Mjekra.

Ndërkohë që po nga të njëjtat burime mësohet se përsoni i marrë peng prej katër ditësh është Behar Zemzadja nga Divjaka.

Dyshohet se ky person u kishte një sasi parash borzh autorëve reth 4000 euro.