FOTO/ Elton John shfaqet në muzeun e famshëm i ulur në karrige me rrota

Këngëtari me famë botërore, njëri nga ata artistë që nga mbretëresha e Britanisë së Madhe ka marrë edhe titullin Sir Elton John i shoqëruar nga bashkëshorti  David Furnish dhe dy djemtë e tij ,ditën e djeshme ka vizituar Galerinë Uffizi në Firence.

I ndalur para kryevepres së piktorit të famshëm Sandro Botticelli ‘Lindja e Venusit’ këngëtari i ka habitur të gjithë pasi ai u shfaq në një karrige me rrota.

Më pas këngëtari shpejgoi se arsyeja pse ai ishte në një karrige me rrota është për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

Edhe pse i lënduar këngëtari ka vizituar të gjitha sallat e muzeut që i dedikohen  Leonardo, Michelangelo e Caravaggio.

‘ As një lëndim nuk mund të më pengojë që të shikoj një nga muzetë më të bukura të botës' shkroi këngëtari në foton e tij me karrigën me rrota që postoi më pas në rrjete sociale.