Prokurori që po heton grabitjen në Rinas, vëllai i këshilltarit të Ballës

Grabitja në Rinas ka nxjerrë “zbuluar” shumë hallka të shtetit shqiptar në të gjitha nivelet.

 “Koincidencat” janë të shumta.

Sipas burimeve, prokurori që po heton vjedhjen e 15 thasëve me euro nga pista e Aeroportit të Rinasit, është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës, Besjan Ajazit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, gazetarët kanë konfirmuar edhe fakte të tjera, sic ishte ai i kapjes në përgjime të një punonjësi policie duke komunikuar me grabitësit.