Siguria e Rinasit në duart e një kompanie offshore/ Manjani: Ndaj dhe fajin e ka konçensionari, pra askushi

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e para dy ditëve në Rinas, ku u grabitën disa milionë euro dhe pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrave Lleshi dhe Balluku ku fajësohet konçensionari i Tirana International Airport.

Sipas Manjanit, duke fajësuar kompaninë në fjalë, fajësohet askushi.

Ai shton se kompania është offshore, ndaj dhe pronari nuk i dihet.

“Duke fajësuar kompaninë koncensionare të aeorportit, fajsohet ASKUSHI! Ajo është kompani offshore dhe si e tillë pronari nuk dihet. Ose më saktë pronarët mund të jenë kinezë, rusë amerikanë ose edhe shqiptarë që mund t’i njohim....Pra menaxhimin e aeroportit dhe sigurinë e tij e bën dikush i padukshëm. Anonim...Ndaj dhe fajin e ka kompania, pra askushi!”, shkruan Manjani.