Rama i përgjigjet Metës: Unë nuk qeveris me ligje, por me foto interneti

Presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht edhe Komandanti i Forcave të Armatosura, Ilir Meta sot ka kërkuar nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë, urdhrin apo vendimin me anë të të cilit ka bërë lëvizjen e ushtrisë.

Dhe përgjigja ka ardhur nga Edi Rama, i cili ka zgjedhur që të postojë në Instagram disa foto të pranisë së forcave ushtarake në aeroporte të ndryshme nëpër Europë.

Por pse Edi Rama sjell fotografi nga aeroporte të ndryshme.

Sepse nuk ka asnjë bazë ligjore për veprimet e urdhëruara nga ai për lëvizjen e forcave ushtarake.

Duke mos pasur asnjë ligj dhe vendim, për të arsyetuar ushtrinë në Rinas, Rama sot ka lëshuar të gjithë ministrat nga Olta Xhaccka e deri tek gjenerali i zhveshur, Sandër Lleshi për të justifikuar shkeljen me dy këmbë të Kushtetutës së Shqipërisë.

Duhet thënë se shteti qeveriset me ligje dhe Shqipëria qeveriset me Kushtetutën e saj, e jo me atë të Francës, Gjermanisë, Italisë, etj.