Përplasje e ashpër/ 45 prokurorë dalin hapur kundër Arta Markut

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve është mbledhur sot për zyrtarizuar kandidatin e ri të KLP-së dhe personi i vetëm që ka kandiduar është Vatë Staka.

Gjatë kësaj mbledhje ka pasur një përplasje mes Prokurores Arta Markut  dhe prokurorëve të cilët kanë kërkuar ndryshimin e rregullores të miratuar në Asamblenë e parë.

Prokurori Sokol Malaj në mënyrë të befasishme mori fjalën dhe tha ne emër te 45 prokuroreve qe kishin firmosur, ‘kërkoj ndryshim te rregullores qe është miratuar ne asamblenë e pare (dhjetor)’.

Në këtë mbledhje janë pjemarrës 205 prokurorë.

Gjatë replikës së saj në Asamble Prokurorja e  Përkohshme Arta Marku ka kërkuar të ndiqet me përpikmëri rregulli për miratimin e kandidatit të ri që do zëvendësojë Antoneta Sevdarit, e shkarkuar nga KPA para ca javësh.

‘Mund te bëhen ndryshme ne rregullore por jo ne fletën e votimit. Fleta e votimit miratohet nga prokuroria e përgjithshme dhe nuk mund te ndryshohet

Te thuhet ne flete votimi vote pro, kundër dhe te pavlefshme. Dhe kandidati duhet te behet anëtare nëse merr 50+1% te votave’ tha Marku.

Arta Marku është shprehur që ky ndryshim i rregullores duhet të ishte kërkuar më parë nga Prokurorët.