Ndryshojnë koeficientët, ja skuadra favorite për të fituar Champions Leaguen

Kanë ndryshuar koeficientët e basteve për skuadrën favorite në Champions League.

Para se të zhvilloheshin ndeshjet e para Manchester City ishte favorite për të fituar trofeun prestigjioz.

Por pas humbjes 1-0 ndaj Tottenhamit skuadra e Pep Guardiolës tashmë pozicionohet në vendin e tretë me koeficientin 4.75.

Vendin e parë e ka marrë Barcelona e cila fitoi në “Old Trafford” dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Barcelona kuotohet me koeficientin 3.5, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet skuadra e Liverpoolit me 4.75.

Vlen të theksojmë që Juventusi i Ronaldos pozicionohet në vendin e katërt me koeficientin 5.

Ja renditja e skuadrave favorite për të fituar Championsin:

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para në çerekfinale: