Arrestohet në Londër themeluesi i Wikileaks

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar mesditën e sotme.

Arrestimi i tij është bërë në Londër, në ambasadën e Ekuadorit.

Ai kishte marrë statusin e refugjatit 7 vite më parë.

Assange është i akuzuar nga Suedia për krime seksuale.

Policia është shprehur se Assange është në paraburgim dhe do të dalë shumë shpejt para gjykatës.