", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Nowitzki i jep fund karrierës, legjenda gjermane 'shpërthen' në lot

Legjenda gjermane, Dirk Nowitzki i ka dhënë fund karrierës në basketboll.

40-vjeçari ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Dallas Mavericks, ndërsa ekipi i tij humbi 94-105 nga San Antonio Spurs, shkruan SYRI.net.

Nowitzki në ndeshjen e tij të fundit shënoi 20 pikë, ndërsa disa sekonda para përfundimit të takimit, trajneri Rick Carlisle e nxori nga loja për të marrë duartrokitjet e publikut.

Një përshëndetje madhështore, ndërsa Nowitzki nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve për të dhuruar skena vërtetë emocionuese.

Legjenda gjermane ka një karrierë prej 21 vitesh ku ka luajtur plot 1522 herë.