Kisha Katolike lutet sot për zonjat që humbën jetën në aksident dhe motër Anamarian, që mbijetoi

Kisha Katolike ka dy humbur njerëz të dashur të saj në aksidentin tragjik që ndodhi dje në aksin Shkodër – Bushat, aksidentin ku mbetën të plagosur pesë persona të tjerë. Kisha ka njoftuar për fatkeqësinë të gjithë meshtarët, rregulltarë dhe laikë, si dhe Arqipeshkvin e Shkodrës, Angelo Massafra.

Aksidenti pranë Kryebushatit ndodhi kur një Fuoristradë ku udhëtonin 4 persona ka goditur nga pas makinën ku udhëtonin zonjat katolike, një Audi me targë 778 RA.

Kisha Katolike Shqiptare bëri të ditur se ka humbur jetën zonja Diana Mjeshtri, motra e don Dorianit dhe gruaja e Tom Delijës. Po ashtu,  vdiq zonja Luljeta Zefi, motra e don Paulin Zefit (Salesian).

Kurse motër Anamaria Mataj (Kongregata e Motrave të Papërlyera është aksidentuar. Ato janë çuar në Malin e Zi.

“Lutemi për të vdekurit. Zoti i pastë në Parriz dhe për të gjithë familjarët, ngushëllim dhe forcë për të përballuar këtë vdekje të papritur e tragjike. Lutemi për motrën që  shpëtoi jetën.”

Viktimat janë Diana Mjeshtri, 45 vjeç dhe Luljeta Zefi 39 vjeç, kurse e plagosur mbeti Beta Mataj, 32 vjeçe.