Gega: Nxorëm mësim nga humbja me Luftëtarin, reaguam si duhet

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për “Supersport” pas triumfit ndaj Skënderbeut në kampionat.

Ku mendon se e fitove këtë sfidë me Skënderbeun?

Herën e parë, presioni na vuri në gjumë. Ishte një javë e vështirë. Kemi gabuar 5 ndeshje për 3 faza. Fitorja e Kukësit mbasi ndikoi për mirë. I thirrëm vetes dhe mendjes. Ta harrojmë atë që ndodhi. Nuk jemi perfekt, edhe sot nuk ishim perfekt. Dhamë maksimumin dhe u shpërblyem.

Ankesat e shumta dhe goli i anuluar…

Për mua është faull. Rexhepi ka shtyrë të dy. Kur je live, nxitohesh, por unë mendoj se Rexhepi ka vënë duart te kundërshtari.

3 humbjet me Luftëtarin…

Të jem i sinqertë as unë nuk jam në gjendje t’i jap shpjegim. Të humbësh në futboll nuk është turp. Është një ngecje, ose diçka që nuk e ke bërë mirë punën. Fjala turp më vret. Mbas humbjes së parë me Gjirokastër luajtëm me Kukësin dhe reflektuam. Kemi diferenca në pikë, por nuk janë diferenca të ekipeve.