Rinasi të mbrohet me ushtarë/ Reagon Basha: Shteti ra, akti i fundit i qeverisë ilegjitime

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas vendimit të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka për të mbrojtur aeroportin e vetëm në vend edhe me ushtarë, ka ardhur reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke cituar ligjin mbi forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë, Basha e quan këtë veprim si rënie të shtetit dhe aktin e fundit antikushtetues të qeverisë ilegjitime.

Ja reagimi i plotë:

Rënia e shtetit dhe akti i fundit antikushtetues i qeverisë ilegjitime, në gërmat e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Ligjit për Forcat e Armatosura:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 
Neni 173
1. Ne? rast rreziku pe?r rendin kushtetues dhe pe?r sigurine? publike, Kuvendi, me ke?rkese? te? Ke?shillit te? Ministrave, mund te? vendose? ne? nje? pjese? ose ne? te? gjithe? territorin e shtetit gjendjen e jashte?zakonshme, e cila zgjat pe?r aq kohe? sa vazhdon rreziku, por jo me? shume? se 60 dite?.
2. Me vendosjen e gjendjes se? jashte?zakonshme nde?rhyrja e forcave te? armatosura be?het me vendim te? Kuvendit dhe vete?m kur forcat e policise? nuk jane? ne? gjendje te? rivendosin rendin.
3. Zgjatja e afatit te? gjendjes se? jashte?zakonshme mund te? be?het vete?m me pe?lqim te? Kuvendit c?do 30 dite?, pe?r nje? periudhe? jo me? shume? se 90 dite?!!

LIGJI I PUSHTETEVE TE DREJTIMIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA
Neni 22
Pe?rdorimi i Forcave te? Armatosura gjate? gjendjes se? jashte?zakonshme
1. Gjendja e jashte?zakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave te? Kushtetute?s se? Republike?s se? Shqipe?rise?.
2. Me vendosjen e gjendjes se? jashte?zakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te? Kuvendit, pas ke?rkese?s se? Ke?shillit te? Ministrave, mund te? nde?rhyjne? pe?r rivendosjen e rendit, vete?m kur forcat e policise? nuk jane? ne? gjendje ta kryejne? ke?te? detyre?.
3. Gjate? gjendjes se? jashte?zakonshme Kryeministri e?shte? drejtpe?rdrejt pe?rgjegje?s pe?r drejtimin e Forcave te? Armatosura, pe?rmes hierarkise? se? drejtimit e te? komandimit.
4. Pas pe?rfundimit te? gjendjes se? jashte?zakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit pe?r pe?rdorimin e Forcave te? Armatosura gjate? ke?saj periudhe.
5. Veprimet, qe? nde?rmerren nga Forcat e Armatosura gjate? gjendjes se? jashte?zakonshme, duhet te? jene? ne? pe?rpjese?tim me shkalle?n e rrezikut dhe duhet te? synojne? rivendosjen sa me? te? shpejte? te? funksionimit normal te? shtetit.