Rekordi i Messit kundër ekipeve angleze, Manchesterit i ka shënuar në 2 finalet e Championsit

Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me testin më të vështirë deri tani në krye të Manchester United, kur Barcelona viziton “Old Traffordin” për ndeshjen e parë të duelit çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë vetëm hera e dytë që Lionel Messi luan kundër Manchester Unitedit në stadiumin e tij dhe hera e pestë në përgjithësi.

Rekordi i Messit kundër klubeve angleze kritikohej ashpër dikur, por ai ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit dhe argjentinasi do të jetë i etur ta zgjerojë rekordin e tij në njërën prej arenave më të famshme të futbollit evropian.

31-vjeçari i ka regjistruar 30 ndeshje kundër klubeve angleze në 13 vitet e fundit, duke i shënuar 22 gola.

Kundër Unitedit në veçanti, Messi ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, duke i shënuar dy gola, të dy në finale të Ligës së Kampionëve, më 2009 dhe 2011.