VIDEO/ Flamuj e varg makinash, qytetarët emocionojnë Bashën: Mikpritje vlonjate

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ashtu siç jemi mësuar tashmë, publikon live pamjet se si pritet dhe shoqërohet nga simpatizantë të PD-së dhe qytetarë të ndryshëm gjatë tureve të tij të takimeve nëpër Shqipëri.

Pas pak minutash ai do të jetë në qytetin e Vlorës.

Siç shihet edhe në video, gjatë gjithë rrugës ai është shoqëruar nga disa makina dhe shumë qytetarë.

"Mikpritje vlonjate", shkruan Basha mbi videon Live.