Kërcënim me bombë në Holandë, frikë për atentat në sfidën Ajax-Juventus

Një kërcënim me bombë ka ndodhur në Den Haag të Holandës në prag të ndeshjes së sotme ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Në qendrën e tifozëve të Den Haagg, para hyrjes së saj, është gjetur një granatë shpërthyese.

Ndërsa, anash ishte shkruar me ngjyrë shenja identifikuese e tifozëve të Ajaxit, “XXX”.

Kështu, siç njoftojnë mediat e huaja, dyshimet e para për kryerjen e këtij veprimi shkojnë te tifozët e Den Haagg.

Kjo për faktin se ky grup tifozësh më herët është binjakëzuar me tifozerinë italiane të Juventusit. 

Sipas “Gazeta Express”, kjo ka bërë që policia t’i shtojë masat e sigurisë për përballjen Ajax-Juventus, për të shmangur ndonjë trazirë të mundshme në rrugët e qytetit.

Po ashtu thuhet se në zonën e tifozëve të Juventusit në tribuna do të bashkohen edhe ata holandezë të Den Haag.