Grabitja në Rinas/ Çfarë roli ka policia dhe a ishte edhe një pritë e organizuar....

Në këtë fund dite të ngjeshur me kush t’ja ngjeshë njëri-tjetrit grabitjen në Rinas është koha të themi ca të vërteta...

Në 6 vite të qeverisjes Rama janë grabitur 20 milion euro në 5 grabitje bankash, nga të cilat 2 në aeroport dhe një në rrugën që të çon në aeroport

Dje patëm të njëjtën histori ku u vodhën 10 milion euro

Por....Ndryshimi është nga grabitjet e tjera është se kemi një grabitës të vrarë

E vrau Policia apo e vranë shokët?!!!

Sipas fotove të personit të vrarë ai ka një shenjë plumbi në krahun e majtë të kokës

Dhe trupi u gjet në një rrëpirë.

Ky është grabitësi që shfaqet edhe në foto në shkallët e avionit...

Por... Në momentin e vrasjes ky nuk ka asnjë thas me para në dorë...

Nëse ky është grabitësi në shkallët e avionit, që korespondon në të dy fotot si në Aeroport ashtu kur është edhe i fotografuar pa jetë, normalisht duhet të kishte para me vete...

Por... Ky nuk ka thasë me para me vete

Atëherë çfarë ka ndodhur...

Në foto në Rinas gjatë grabitjes del ky personi...

Dmth ky person normalisht i bie që të jetë personi kryesor në grabitje...

Por... Pikërisht ky person është qëlluar për vdekje...

Nëse është qëlluar nga Policia përse nuk u qëllua te këmbët, por me një plumb në kokë.

Ekzekutimi në lëvizje e sipër, në rrëpirë, me vetëm një qitje në ecje e sipër, pasi në trup nuk ka asnjë goditje, lë sërish vend per dyshime që kemi të bëjmë me një pritë të organizuar dhe me një ekzekutim të mirëmenduar.

Tjetra...

Ka një detaj që le dyshime per vrasjen e grabitësit.

Kush ka pare foton e grabitjes ne aeroport konstaton lehtesisht që grabitesit e tjerë mbajnë në kokë çorape të zeza najloni kurse vetëm njëri që më pas rezultoi i vrarë mban një maskë paruke.

Mos ndoshta për ta identifikuar më kollaj më pas gjatë ekzekutimit?!!!

Pra mos kemi të bëjmë me një skenar të parapërgatitur dhe ky personi është futur në lojë pa e ditur që në fund do ta ekzekutonin dhe për ta identifikuar sa më kollaj i kanë dhënë të mbaje si maskë një paruke pa flokë ndërsa gjithë të tjerët mbajnë të mbathur në kokë çorape najloni.

Kjo pasi edhe kush ka parë filma dhe dokumentarë me grabitje ka konstatuar që të gjithë mbajnë të njejten maskë dhe prej tyre kane marrë edhe emrin si grabitës por nuk kam parë asnjë bandë ku anëtarët të mbajnë maska të ndryshme...

Nëse Policia le ta supozojmë që e ka goditur grabitësin si është e mundur që grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen duke ia hedhur paq...

Nderkohë që në ajer u ngritën menjëherë helikopterë...

Ky grabites kur u qellua ishte vetëm apo ka vazhduar i shoqëruar me bashkëpunëtorët?

Si është e mundur që një bande që grabit në aeroportin kryesor të vendit shthuret gjatë rrugës dhe njeri ia mbath kuturu dhe vritet kurse të tjerët ia dalin të ikin pa gjurmë...

Si është e mundur që të gjithe grabitësit dhe vrasësit përfundojnë në Fushë-Krujë dhe askush nuk i kap a thua se Fushë-Kruja është Las Vegas, ku grabitësit futen në kazino dhe i bëjnë rrush e kumbulla paratë dhe askush nuk e di se si u zhdukën.

Edhe Skënderbeu kur vinin osmanët me ushtri kishte një sistem lajm-thirrje nga mali në mal me zjarre dhe e merrnin vesh nga Janina në Krujë që po vinin turqit, kurse vetëm Policia Shqiptare në kohën e Ramës dhe të thirrjeve telefonike nuk na ngrika dot një sistem alerti, që të bëj izolimin në kohë reale të të gjitha pikave kryesore të rrugëve kudo që janë.

E ha kush këtë? Unë them që jo

A e dini se sa para janë kthyer pas nga katër grabitjet e para? Zero....

Dhe këta, them grabitësit, kanë guximin dhe hyjnë nga e njëjta derë në aeroport pa i hyrë asnjë gjemb në kokë.

Mendoni që janë kaq budallenj sa të hyjnë pa një siguri nga lart? Unë them prapë që jo

Mjafton të kujtoj që 24 orë pas ngjarjes edhe pse ka një viktimë që supozohet të jetë organizatori i grabitjes, Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare për të thënë se kush është ky person, për të treguar se sa seriozisht e ka qeveria shqiptare për të zbardhur ngjarjen e cila duket e dalë duarsh, por ku organizatorët nuk po dinë si ta përmbledhin që ta shesin në mënyrën e duhur/ Dritan Laci