Sot luhet java e 28-të në Superiore, Partizani pret Skënderbeun

Sot në orën 18:30 në “Selman Stërmasi” do të luhet sfida e javës së 28-të në Kategorinë Superiore ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut.

Vëmendja do të jetë padiskutim në kryeqytet aty ku Partizani do të tentojë me të gjitha mënyrat të mposhtë Skënderbeun për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion.

Korçarët që vinë në këtë sfidë me shumë mungesa do të kërkojnë gjithashtu fitoren pasi barazimi nuk do t’u bënte shumë punë.

Laçi-Kukësi është një duel i drejtpërdrejtë për Europën me kurbinasit e Starovës që janë dukshëm më në formë se Kukësi.

Debuton për herë  të dytë me verilindorët Ernest Gjoka, trajneri që shpalli Kukësin kampion për herë të parë në histori.

Këtë herë misioni i Gjokës për të mbrojtur titullin nuk do të jetë aspak i lehtë ndërkohë që duhet theksuar se në këto momente Kukësi më shumë sesa për të rivalizuar Partizanin duhet të mendojë për skuadrat që nga pas pasi rrezikon të humbasë vendin e dytë.

Po në orën 18:30 në Vlorë Flamurtari pret Teutën në një sfidë të drejtpërdrejtë për Europën.

Ndeshjet e sotme:

15:30 Kastrioti - Luftetari

15:30 Laci - Kukesi

18:30 Flamurtari - Teuta

18:30 Partizani -Skenderbeu