FOTO/ Vdes ish-gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i famshëm shqiptar, Shinasi Berisha pasi prej kohësh vuante nga sëmundja e “Parkinsonit”.

Shinasi Berisha ishte gjyqtari i parë i Federatës Botërore të Futbollit nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.

Ish-gjyqtari është babai i aktorit dhe regjisorit nga Prishtina, Fatos Berisha, i cili është një ndër themeluesit e festivalit të filmit “Pri Film Fest”.