Kryemadhi në Pogradec: Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP e oligarkët, e jo fermerët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj në facebook një mesazh për takimin e saj në një fshat të Pogradecit.

“Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë”. 
“Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura”.

Ajo akuzon qeverine duke shkruar se “asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës”.

Ja postimi i plotë:

Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë. 
Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura.

Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës.
Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.
LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit.
Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj ????