'Nuk përdor kush lekët e Rinasit për të blerë zgjedhjet....' Berisha publikon opinionin qytetar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka preferuar të komentojë mbi grabitjen e milionave eurove në Rinas nga bandat e armatosura duke publikuar atë që mendojnë qytetarët. Dhe opinioni qytetar i shprehur në fotot e përpunuara, shprehur me ironi, është si më poshtë:

“Nuk përdor kush lekët e Rinasit për të blerë zgjedhje. Për të blerë zgjedhje kemi lekët e drogës!”