VIDEO/ Kapriçot e motit, bie dëborë në prill. Ja pamjet

Në qarkun e Kukësit, java e dytë e muajit Prill ka nisur me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve rurale dhe nacionale duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vështirësi gjatë qarkullimit.

Në zonën e Shishatvecit kanë rënë edhe reshje dëbore, të cilat nuk kanë shkaktuar probleme, por vetëm ulje të temperaturave.

Firmat kanë ndërhyrë për të bërë pastrimin e segmenteve të rrugëve ku ka pasur rrëshqitje dheu për të bërë të mundur vijimin e qarkullimit në këto zona.

Nga reshjet e dendura te shiut pritet të ketë ndikim të dukshëm sa i përket përmirësimit të situatë hidrike dhe rritjes së prurjeve në liqenin e Fierzës nga dy lumejntë, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi dhe të prodhimit të energjisë elektrike.