VIDEO-FOTO/ Grabitje me të vrarë në aeroportin e Rinasit, dalin detaje

Një shumë marramendëse parash duket se është grabitur sot rreth orës 15:00 nga persona ende të paidentifikuar në Rinas, një ngjarje ku ka mbetur i vrarë edhe një person por nuk dihet ende identiteti.

Grabitja ka ndodhur brenda aeroportit të Rinasit e jo në rrugë.

Po kështu mësohet se forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa e gjithë Tirana është në shtetrrethim. Në të gjithë kryeqytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse me Tiranën janë ngritur postblloqe nga policia.

Informacionet e para folën për një furgon të bardhë me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’, me të cilin lëviznin autorët.