Skriniar bën ironi me Milanin: Jemi 5 pikë më shumë!

Milan Skriniar e di shumë mirë që lufta për zonën Champions do të jetë shumë e ashpër deri në minutën e fundit në Serie A.

Mbrojtësi sllovak nuk ka nguruar që ta marrë me sportivitet barazimin me Atalantën dhe të bëjë edhe pak ironi në distancë me rivalët e përjetshëm të Milanit.

“Nuk mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë i kësaj sfide, sepse ne krijuam më shumë raste sesa Atalanta.

Zona Champions shumë e nxehtë? Sigurisht, renditja e tregon qartë këtë, por të paktën ne kemi 5 pikë avantazh kundrejt Milanit apo edhe Atalantës, por edhe më shumë ndaj pretendenteve të tjera që do të luftojnë për vendin e katërt”, përfundoi 24-vjeçari i Interit.