Shqipëria U-16 e mbyll me humbje ndaj Sllovenisë

Kombëtarja U-16 e Shqipërisë e ka mbyllur keq aventurën në turneun “UEFA Development 2019” që u zhvillua një Slloveni.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri u mposhtën 1-0 nga sllovenët në ndeshjen e tretë dhe të fundit.

Shqipëria kishte disa raste shënimi, por kuqezinjtë e vegjël e kishin të pa mundur të gjenin rrjetën e portës kundërshtare.

Golin për vendasit e shënoi kapiteni Marcel Ratnik pas një goditje me kokën në minutën e 35-të.

Në 3 sfidat e zhvilluar në këtë turne kuqezinjtë u mposhtën ndaj Italisë dhe Sllovenisë, teksa barazuan me Perunë në përballjen e 4 prillit.