‘Operacioni Pogba’, Raiola ka një kërkesë për Real Madridin

Real Madrid po planifikon që të transferojë disa emra të mëdhenj gjatë merkatos së verës.

Në mesin e lojtarëve që Zidane kërkon të sjellë në “Bernabeu” është edhe mesfushori francez, Paul Pogba, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mino Raiola është duke punuar për arritjen e marrëveshjes mes dy palëve, ndërsa “Djajtë e Kuq” kërkojnë jo më pak se 130 milionë euro për të lënë të lirë Pogban.

Agjenti italian i ka bërë me dije Real Madridit se dëshiron një pjesë të parave, për ta mbyllur transferimi e Pogbas në “Santiago Bernabeu”.